Showbiz

Princin Harry dhe Princin William i bën bashkë statuja e Lady Dianas

Princi Harry dhe Princi William kanë lënë të enjten anash problemet mes tyre duke u bërë bashkë për të inauguruar statujën e nënës së tyre të ndjerë, Lady Dianas, pikërisht në ditën që do të mbushte 60 vjet.

Dy vëllezërit janë fotografuar duke qëndruar përkrahë statujës së nënës së tyre, të vendosur në kopshtin Sunken, një vend ky në të cilin ajo shpesh gjente prehje dhe qetësi, para se të vdiste në vitin 1997.

Statuja e bronztë e shfaq Dianan me duart e saj rreth krahëve të dy fëmijëve. Derisa Harry dukej në humor, duke buzëqeshur me xhaxhain e tij Earl Spencer dhe motrën e nënës, Lady Sarah McCorquodale, Princi William është parë serioz gjatë gjithë ceremonisë.

Image
Foto: AP

Ndërkohë, përmes një deklarate për media, Duka i Cambridges dhe ai i Sussexit kanë deklaruar se “çdo ditë ne do të donim që të ishe ende me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë do të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës së saj”.

Marrëdhëniet mes dy vëllezërve të familjes mbretërore janë dëmtuar pas intervistës së Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Marke në emisionin e Oprah Winfrey, ku ata deklaruan se Familja Mbretërore ka qasje raciste.

Sipas Meghan, derisa ishte shtatzënë me fëmijën e parë, dikush në Pallatin Mbretëror e kishte pyetur se çfarë ngjyre do të kishte pasardhësi i tyre, për shkak të ngjyrës së Meghanit.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagimet e familjes mbretërore e cila i ka mohuar ato ndërkohë që kaneë bërë bujë në të gjithë botën.

Image
Foto: AP