Showbiz

Ronaldo – njeriu që përfiton më së shumti nga Instagrami

Descriptive Text

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dalë në vendin e parë të listës së yjeve që përfitojnë më së shumti nëse bëjnë postime të sponsorizuara në rrjetin social, Instagram. Futbollisti fiton rreth 1.6 milionë dollarë në vetëm një postim.

Kapiteni i Portugalisë, që bëri bujë me largimin e shisheve të Coca-Colas nga tavolina e konferencave në “Euro 2020”, ka lënë mbrapa yje të mëdha të showbizit.

Është hera e parë që një futbollist dominon listën.

Ai është personi më i ndjekur në Instagram me rreth 300 milionë ndjekës. Bashkë me numrat në Facebook e Twitter, audienca e tij kap vlerën e 550 milionë ndjekësve.

Top-10-shja përmban vetëm një futbollist tjetër, Lionel Messin që përfiton rreth 1.2 milionë euro për postim reklamues.

Top-lista e yjeve që përfitojnë më së shumti në Instagram:

1 Cristiano Ronaldo – $1.6m për postim

2 Dwayne Johnson – $1.52m

3 Ariana Grande – $1.51m

4 Kylie Jenner – $1.49m

5 Selena Gomez – $1.46m

6 Kim Kardashian – $1.41m

7 Lionel Messi – $1.16m

8 Beyoncé Knowles – $1.14m

9 Justin Bieber – $1.1m

10 Kendall Jenner – $1.05m