Showbiz

Gal Gadot e ka sjell në jetë fëmijën e tretë

Descriptive Text

Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot, është bërë nënë për herë të tretë.

Ylli i filmave “Wonder Woman” dhe bashkëshorti i saj, Yaron Varsano, e kanë mirëpritur në jetë një vajzë dhe tani janë prindër krenarë të tre fëmijëve, Alma nëntë vjeçare, Maya tri vjeçare dhe foshnja e porsalindur të cilën e kanë pagëzuar, Daniella.

Çifti është shprehur shumë i lumtur për faktin se familja e tyre është rritur.

Gadot e ndau një fotografi në Instagram ku pesë anëtarët e familjes shfaqen së bashku, të shoqëruar me mbishkrimin: “Familja ime e ëmbël. Nuk mund të isha më mirënjohëse, e lumtur dhe e lodhur se kaq, por të gjithë ne jemi të lumtur ta mirëpresim Daniellan në familjen tonë. Ju dërgojë shumë dashuri dhe shëndet për të gjithë”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gal Gadot (@gal_gadot)

 

Aktorja 36-vjeçare në të kaluarën e kishte pranuar se është ndier si Zot, kur i ka sjell në jetë fëmijët e saj.

“Kur i kam lindur dy vajzat e mia, jam ndier si grua e mrekullive. E di që kjo gjë tingëllon keq, por ti ndihesh sikur Zot kur e sjell në jetë një fëmijë. Ndihesh krenare dhe e përmbushur që e ke krijuar këtë qenie të vogël njerëzore. Mendoj se ndjenja më e mirë në botë është të bëhesh nënë dhe të krijosh jetë”, kishte deklaruar aktorja.

Gal Gadot e cila përveç talentit në aktrim shquhet edhe për bukurinë e saj, u martua me bashkëshortin Yaron Varsano në vitin 2008.

Pas suksesit të “Wonder Woman 1984” në arkat filmike dhe në platformën digjitale HBO Man, Patty Jenkins, e konfirmoi lajmin se do të rikthehet në rolin e regjisores së vazhdimit të tretë të filmit të bazuar në personazhet e librave komik “DC Comics”, dhe Gadot do ta përsëris rolin protagonist të superheroinës shumë të dashur nga publiku.

Shefi i studios filmike “Warner Bros”, Toby Emmerich, në një komunikatë për media kishte thënë që derisa fansat anembanë botës do të vazhdojnë ta mirëpresin në ekranet e tyre personazhin, Diana Prince, ndryshe e njohur si Wonder Woman, atëherë ata me kënaqësi do të vazhdojnë ta shtjellojnë historinë e saj me ndihmën e aktores, Gadot dhe regjisores Jenkins.

Sipas studios “Warner Bros”, filmi “Wonder Woman 1984” me t’u lansuar në kinema dhe në platformën HBO Max në 25 dhjetor 2020, i arkëtoi gjithsej 16.7 milionë dollarë në arkat filmike të Amerikës, vetëm në javën e parë të lansimit. Nga atëherë, filmi i cili është realizuar me një buxhet preh 200 milionë dollarësh, ka arritur t’i arkëtoi gjithsej 165 milionë dollarë anembanë botës.

Regjisorja Patty Jenkins dhe aktorja Gal Gadot, do të bashkëpunojnë sërish në realizimin e një version të ri të filmit “Cleopatra”. Ylli izraelit do ta portretizojë sundimtaren e lashtë egjiptiane, Kleopatra, në filmin e ardhshëm dhe është deklaruar shumë falënderuese për këtë mundësi.