Showbiz

Harrison Fordi po ndjek regjim të ashpër jetese për xhirimet e “Indiana Jones”

Aktori Harrison Ford është duke ndjekur një regjim të ashpër të stilit të jetës, për të xhiruar për pjesën e pestë të filmit të famshëm “Indiana Jones”.

Veterani i Hollivudit, thuhet se po udhëton çdo ditë nga 64 kilometra me biçikletë dhe po ushqehet vetëm me dieta që i japin energji, për të mbajtur trupin në formë për filmin.

Ford, i cili muajin tjetër mbush 79 vjet, po xhiron gjatë gjithë natës, plotë 11 orë, nga 6:00 e pasdites e deri në 5:00 të mëngjesit të ditës tjetër.

Në ora 5:00 të mëngjesit ai kthehet në hotelin në NewCastle, ku po kryhen xhirimet e filmit, fle deri në ora 11:00 dhe pastaj nis prapë rutinën e zakonshme, me aktivitete gjatë gjithë ditës, deri kur nis xhirimet e filmit.

Një burim ka thënë për “Mirror” se është e pabesueshme kjo që po ndodh, pasi siç ka thënë, një regjim i tillë i jetës do të ishte i vështirë madje edhe për një person që ka gjysmën e vjetëve të Fordit.