Showbiz

Smith ia zgjati jetën për dy vjet Winehouset

Tyler James ka rrëfyer se Sheridan Smith shpëtoi jetën e këngëtares Amy Winehouse nga mbidoza, dy vjet para se të vdiste. Miku më i mirë i këngëtares, ka thënë se ylli i “Cillas”, Sheridan Smith, e gjeti Winehousen buzë vdekjes kur kishte konsumuar një shishe të tërë me alkool.

Gazeta britanike “The Sun”, ka shkruar se Amy ishte dërguar në spital disa herë, por ishte hera e parë që përfundoi në një spital si “A&E”.

Këngëtarja e hitit “Back to Black”, vdiq në moshën 27-vjeçare më 23 korrik të vitit 2011, pasi u gjet e vdekur në krevat nga helmimi me alkool.

“Sheridan ia shpëtoi jetën Amyt dy vjet para vdekjes. Sheridan ishte engjëlli që bëri më të mirën për Amyn”, ka thënë Tyler James.

“Ajo ka mundur të jetë e vdekur dy vjet më herët nëse nuk do ta shpëtonte Sheridan. I jam mirënjohës, sepse kishte krejt kohën për Amyn. Sheridan ishte mike e mrekullueshme për të. Të dyja kishin probleme me shëndetin mendor, por e ndihmuan njëra-tjetrën”, ka thënë James.

Ai së fundmi ka publikuar librin “My Amy” në të cilin ka shkruar për jetën problematike të ikonës britanike.

Amy dhe Sheridan për herë të parë u takuan në një koncert në vitin 2009.