Showbiz

Lopezi e Afflecku po planifikojnë pushime së bashku

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë duke menduar për një të ardhme të afërt së bashku.

Aktorja 51- vjeçare dhe aktori 48-vjeçar po planifikojnë të kalojnë pushimet së bashku, ka thënë për revistën “People”, një burim i afërt me çiftin. Sipas këtij burimi, ata duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.

Burimi ka thënë po ashtu se Lopez është “tepër e kënaqur” me ringjalljen e dashurisë me Affleck.

Thashethemet për ri-bashkimin e Lopezit dhe Affleckut u përhapën në fund të muajit prill, pasi ishin parë së bashku duke hyrë në shtëpinë e saj në Los Axhelos, pak pas ndarjes së saj nga Alex Rodriguez. Lopez dhe Affleck më pas ishin parë duke darkuar së bashku në Montana, në fillim të muajit maj.

Ata ishin të fejuar disa vite më parë dhe po mendonin të kurorëzonin dashurinë e tyre mirëpo më pas ishin ndarë. Që nga atëherë, Lopez ka pasur disa lidhje dashurie mirëpo të gjitha kanë përfunduar.