Showbiz

Rregulli i pashkruar i aktorëve të “Friends” për të mos pasur lidhje dashurie me njëri-tjetrin

Aktorët e serialit të famshëm “Friends” kanë pasur një “rregull të pashkruar” për të mos pasur lidhje dashurie me njëri-tjetrin, sepse ata nuk donin të “ngatërronin” lidhjen që kishin në ekran nëse gjërat do të shkonin keq.

Jennifer Aniston, David Schwimmer, Matt LeBlanc, Matthew Perry, Courtney Cox dhe Lisa Kudrow insistuan se kimia mes tyre në serial asnjëherë nuk rrodhi edhe në jetën reale sepse ata ishin të vendosur të mos “ngatërronin” lidhjen që kishin në ekran.

“Kishte një rregull, ishte me të vërtetë e rëndësishme për të gjashtë ne që të ruanim një shoqëri. Një lidhje e dashurisë mund të ishte e çuditshme që mund të ngatërronte gjërat. Dhe ne jemi miq të mirë deri sot”, ka thënë Matthew, shkruan NME.

Derisa David shtoi: “Ne nuk donin që të rrezikonim ndonjë nga lidhjet dhe miqësitë tona që kishim lidhur. Ishte një lloj rregulli i pashkruar”.