Showbiz

Në shaka, Matthew Perry thotë se nuk flet kurrë me kolegët nga “Friends”

Të gjithë prekën famën pas paraqitjes në një prej serialeve më të suksesshme të të gjitha kohërave dhe kënaqën shikuesit për 10 sezone radhazi.

Dhe Matthew Perry, aktori që ka portretizuar rolin e Chandler Bingut në serialin e famshëm “Friends”, ka thënë të enjten në shaka se nuk “flet” me asnjë prej kolegëve të ekipit nga ribashkimi i serisë.

Aktori 51-vjeçar iu bashkua kolegëve Courteney Cox (Monica Gellar), Jennifer Aniston (Rachel Green), Matt LeBlanc (Joey Tribbiani), Lisa Kudrow (Phoebe Buffay) dhe David Schwimmer (Ross Geller) për edicionin special të HBO-së, i cili më në fund u transmetua të enjten.

Duke folur gjatë episodit, Lisa ka treguar se kanë mbetur miq, ndonëse seriali ka përfunduar më 2004.

Lisa i ka thënë James Cordenit: “Sigurisht se mbajmë kontakt, ndoshta jo çdo ditë, por e kemi njëfarë lidhjeje nga ky serial dhe është shumë e fortë, pasi sa herë që ke nevojë për ta thirrur dikë, do të të përgjigjen”.

James më pas u kthye nga Matthew dhe e pyeti: “Cili prej tyre nuk e hap telefonin?”.

Matthew e shfrytëzon momentin për të bërë shaka dhe tha: “Asnjëri nuk përgjigjet!”

Pjesa tjetër e aktorëve ia behu në të qeshura.

Gjatë rikthimit special, ekipi i aktorëve ka rikujtuar momentet në serial dhe i ka vizituar disa prej çasteve më interesante, përfshirë këngën e Lisës “Smelly Cat”.

Është raportuar se Matthew Perry dhe Courteney Cox janë kushërinj të largët dhe kanë lidhje edhe me Lady Gagan. Dyshja ka portretizuar çiftin e martuar në serial, Chandler Bing dhe Monica Geller. Dhe sipas hulumtuesve në uebfaqen e gjenealogjisë “MyHeritage”, kolegët janë kushërinj të brezit të 11-të.

Roi Mandel, i cili ka kryesuar hulumtimin në “MyHeritage”, ka thënë për CNN-in se është kontrolluar çdo emër në hulumtimin e hollësishëm.

“Kemi zbuluar dëshmi që e mbështesin këtë gjë dhe jemi të bindur se janë të afërm”, ka thënë Mandel.

William dhe Ellen ishin të martuar dhe jetonin në Angli rreth 500 vjet më parë, më pas ajo kishte emigruar në SHBA më 1635 me dy djemtë, Rogerin dhe Williamin. Sipas ekspertit të prejardhjes, William është paraardhës i drejtpërdrejtë i Matthewit 51-vjeçar, ndërsa Rogeri është paraardhës i drejtpërdrejtë i 56-vjeçares Courteney.

Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se yjet e serialit “Friends” janë kushërinj të largët me Gagan, fanse e së cilës është Courteneyi.

Lady Gaga i është bashkuar Lisës për të kënduar këngën e personazhit të saj, Phoebe Buffay, “Smelly Cat”.