Showbiz

Brooke Shields është falënderuese që është gjallë

Foto: AP/Associated Press

Aktorja e njohur hollywodian, Brooke Shields, ndihet me fat që është gjallë, pas pësimit të lëndimit të tmerrshëm në këmbë që i shkaktoi infeksion të rrezikshëm.

Në janar të këtij viti, aktorja 55-vjeçare e theu femurin e këmbës së djathtë pas rrëzimit nga një bord ekuilibri në një palestër në New York. Dhe pas dy operacioneve për vendosjen e shufrave dhe pllakave metalike në këmbë, ajo e pësoi një infeksion të rrezikshëm i cili e detyroi të rikthehet në spital, për t’iu nënshtruar edhe disa operimeve emergjente.

Prandaj tani aktorja deklarohet me fat dhe mirënjohëse që është gjallë.

“Shumë gjëra kanë mundur të më ndodhin. Prandaj ndihem me fat që jam gjallë.

Shields kishte qëndruar e qetë dhe e fuqishme gjatë këtij procesi të frikshëm dhe të mundimshëm për hir të vajzave të saj, Rowan dhe Grier, dhe thotë se dëshiron ta shfrytëzojë eksperiencën e saj tmerruese për t’i këshilluar të tjerët rreth mënyrave të duhura për t’iu përgjigjur vështirësive në jetë.

“Më duhej të qëndroja e qetë për to. Fëmijët e mi në fakt më kanë pyetur nëse mendoja se do të vdes. Dhe nëse mund të shndërroj këtë eksperiencë në diçka pozitive, është t’i mësojë vajzat e mia dhe njerëzit e tjerë se gjëra të ndryshme mund të ju ndodhin në jetë, dhe mënyra se si ti reagon ndaj këtyre vështirësive, të definon si person. Kjo vlen në veçanti për gratë. Unë dua që ato ta dinë se meritojnë të ndihen mirë me veten dhe të jenë të shëndetshme, të lumtura dhe ta jetojnë jetën në maksimum”, ka deklaruar Brooks për revistën “People”.

Ylli i filmit “Baby Pretty Baby” u desh të mësonte sërish të ecte pas këtij problem shëndetësor, por në muajin mars, aktorja deklaroi se është e vendosur ta tejkalojë këtë sfidë me sukses.