Showbiz

Pesë të arrestuar deri më tani për grabitjen e qenve të Lady Gagas

Pesë persona janë arrestuar për plagosjen e kujdestarit të qenve të Lady Gagas dhe grabitjen e dy prej qenve, ka konfirmuar për Billboard Policia e Los Angjelosit.

Më 24 shkurt të këtij viti, Ryan Fischer ishte duke ecur me tre qenë të këngëtares amerikane në orët e mbrëmjes në Los Angjelos, kur një person ka gjuajtur në drejtim të tij duke e lënë me plagë të rënda, ndërkohë që dy prej tre qenve i kishte grabitur. Qeni i tretë kishte arritur të ikte.

Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, një grua i kishte thyer qentë në stacionin policor derisa vetë këngëtarja Gaga kishte paralajmëruar shpërblim në vlerë prej 500.000 dollarësh amerikanë për atë që do t’ia kthente qentë.

Mirëpo, sipas TMZ-s, këtë shpërblim, Gaga nuk ia dha gruas e cila i ktheu qentë e saj.