Showbiz

“The Boy From Medellín”, dokumentari i ri i yllit latin J Balvin

Foto: AP/Associated Press

J Balvin e ka ndarë me fansat e tij trilerin e dokumentarit të ardhshëm, “The Boy From Medellín”, i cili pritet të lansohet muajin e ardhshëm.

Ky dokumentar e ndjekë artistin prapa skenave, teksa bëhet gati për të performuar në një stadium në qytetin e tij të lindjes Medellín, në Kolumbi.

Koncerti i cili u mbajt në vitin 2019, rastisi me kohën kur në këtë shtet u mbajtën disa protesta të cilat zgjatën me muaj të tërë.

Trileri e shfaq yllin latin Balvin duke treguar për rëndësinë që e ka ky koncert për të si artist, ankthin dhe hezitimin për t’u përfshirë në politikat e vendit, dhe momente tjera interesante nga jeta e tij.

Dokumentari “The Boy From Medellín” është krijuar nga regjisori i shpërblyer me çmim “Emmy”, Matthew Heineman, dhe do të lansohet në platformën “Amazon Prime” në 7 maj të këtij viti.

J Balvin deri më tani i ka lansuar tri këngë nga albumi i tij i ardhshëm, “Ma’ G”, “Tu Veneno” dhe “Otra Noche Sin Ti”, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin Khalid.

Albumi i fundit i lansuar nga ylli i muzikës latine ishte në vitin 2020, “Colores”, i cili ia fitoi atij shpërblimin “Latin Grammy” në kategorinë “Albumi më i mirë urban”.

Në lajme të tjera, J Balvin dhe e dashura e tij Valentina Ferrer, së fundmi e zbuluan lajmin e janë në pritje të fëmijës së parë.

Ylli i hitit “Mi Gente” dhe ish Miss Argentina e bënë të ditur lajmin e gëzuar se familja e tyre po rritet, përmes një fotografie të përfshirë në ballinën e revistës “Vogue Mesico”.