Showbiz

Selena Gomez u bëri thirrje liderëve të botës për bashkim në luftën kundër koronavirusit

Descriptive Text

Selena Gomez u ka bërë thirrje liderëve botëror që t’iu ndihmojnë njerëzve anembanë globit për ta luftuar pandemisë e koronavirusit.

Aktorja dhe këngëtarja 28-vjeçare përmes rrjeteve sociale i është drejtuar presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe anëtarëve tjerë të G7-s, të përbërë nga kryetarë të shteteve si Kanada, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i nxitur ata të bashkohen kundër koronavirusit.

“Ju lutem të më bashkoheni në iniciativën time për t’iu dërguar mesazh presidentit të Francës @EmmanuelMacron dhe anëtarëve tjerë të #G7, dhe t’iu kërkojmë atyre që të investojnë të holla dhe të sigurojnë doza të vaksinës për t’i ndihmuar të gjithë në botë për ta luftuar pandeminë COVID-19”, kishte shkruar këngëtarja në llogarinë e saj Twitter.

Gomez po ashtu u ka bërë thirrje krijuesve të vaksinave që t’i sigurojnë sa më shumë prej tyre pa synimin për të përfituar financiarisht, dhe t’ua dhurojnë ato disa prej shteteve më të varfra të botës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i është përgjigjur thirrjes së pop yllit Gomnez, duke e falënderuar atë për mesazhin e fuqishëm. Njëkohësisht ai e lajmëroi këngëtaren se Franca tashmë ka filluar me dërgimin e dozave të para të vaksinës anti-COVID në Afrikë, dhe ky është vetëm fillimi i përpjekjeve të këtij shteti për t’i ndihmuar popujt tjerë në nevojë”.

Më pas Selena i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që të bëjë më shumë për t’i mbështetur vendet e tjera në këtë krizë shëndetësore.