Showbiz

Henry Cavill zyrtarizon lidhjen me të dashurën e re

Ylli i filmave “Superman”, Henry Cavill, ia prezantoi fansave të dashurën e tij.

Aktori 37-vjeçar e ka zyrtarizuar lidhjen e re në Instagram, duke e postuar një fotografi ku shihet përballë të dashurës, Natalie Viscuso, dhe Cavill duket mjaft i lumtur.

“Ky jam unë teksa shfaqem goxha me vetëbesim pak para se e dashura ime e bukur dhe e mahnitshme, Natalie, të më shkatërroj në lojën e shahut”, kishte shkruar Cavill në mbishkrimin e fotografisë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Henry Cavill (@henrycavill)

 

Për një pjesë të publikut, 31-vjeçarja Viscuso mund të jetë e njohur nga shou i vitit 2005 i kanalit MTV, “My Super Sweet 16”. Ditëlindja e saj luksoze ishte përfshirë në sezonin e parë të këtij shou hit, pasi bashkë me familjen e saj ishte zhvendosur në San Diego nga New Mexico. Aktualisht besohet se Natalie është zëvendës drejtoreshë e studios televizive dhe digjitale, “Legendary Entertainment”, e cila është njëra prej kompanive prapa filmave të aktorit Cavill, “Man of Steel” dhe “Enola Holmes”.

Të martën e kaluar, Cavill dhe Viscuso u fotografuan dorë për dorë nga paparacit, teksa po e shëtisnin qenin e aktorit në Londër.

Henry Cavill në të kaluarën ishte në lidhje dashurie me disa gra të ndryshme, si Lucy Cork, Tara King dhe aktorja Kaley Cuoco.

Aktori i njohur për role në filma të mëdhenj të hollywoodit, së shpejti rikthehet në ekranet televizive me sezonin e dytë të serialit hit të platformës Netflix, “The Witcher”.

Image