Showbiz

DMX në gjendje të rëndë shëndetësore nga një sulm më zemër

Reperi dhe aktori amerikan DMX është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një sulmi në zemër. Avokati i artistit, Murray Richman ka thënë se reperi është hospitalizuar dhe se gjendja e tij nuk është e mirë.

I pyetur nga TMZ, nëse sulmi në zemër i ka ardhur si pasojë e mbidozës, Richman ka thënë se nuk është në dijeni për shkaqet që kanë çuar deri tek ky problem shëndetësor.

DMX është i njohur për abuzimin e tij me droga për vite të tëra dhe disa herë ka kaluar kohë edhe në rehabilitim, transmeton Koha.net. Ai është i njohur si ikonë e muzikës hip-hop derisa ka pasur bashkëpunime me disa prej artistëve më të mëdhenj të kësaj rryme të muzikës siç janë Jay-Z, Ja Rule, Eve dhe LL Cool J.

DMX është po ashtu i njohur për disa role edhe në filma.

Këngëtari 50 vjeçar emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons është dërguar në spital me urgjencë të premten e kaluar dhe afër po i qëndron familja.