Showbiz

John Mayer e ka përfunduar albumin e ri

Descriptive Text

Këngëtari dhe tekstshkruesi 43-vjeçar, John Mayer, u ka treguar fansave të tij në rrjetin social TikTok, se është duke pushuar pasi tashmë ka përfunduar punë rreth realizimit të albumit të ri.

Ky incizim u radhës vjen pasi atij të vitit 2017, “The Search For Everything”.

“Albumi im është incizuar, miksuar dhe masterizuar. Prandaj këta muajt e fundit vetëm kam pushuar dhe e kam ndarë muzikën e re me miqtë e mi”, citohet të ketë thënë Mayer.

Këngëtari gjithashtu e ka paralajmëruar lansimin e fragmenteve të para nga kënga e tij e re, të cilat fansat mezi po e presin.

Nga lansimi i albumit t vitit 2017, John Mayer i ka publikuar disa projekte muzikore, si “New Light”, “I Guess I Just Feel Like”, “Carry Me Aëay”, “Outta My Head” dhe “Inside Friend”.