Showbiz

Rina Balaj me këngë drejtuar komunitetit LGBT

Descriptive Text

Pas shumë paralajmërimeve gjatë muajit të fundit, Rina Balaj ka publikuar projektin e ri “Bad Rosita”.

Ka kohë që adhuruesit e Rinës prisnin diçka të re nga ajo, por kur kënga më në fund doli u prit me komente të ndryshme.

Ky projekt, i cilësuar si një nga më të veçantit, i është kushtuar komunitetit LGBT, siç edhe ilustrohet në videoklip.

Kënga përshkruan vajzën e quajtur Rosita, si një shoqe të Rinës e që është e dashuruar në artisten, që nuk ia kthen dashurinë në të njëjtën mënyrë.

Porse në klip, Rina nuk e sheh Rositën në të njëjtën mënyrë, derisa vazhdon shoqërinë me të.

Siç ndodh shpesh me projektet që trajtojnë çështjet e LGBT, edhe kjo këngë ka nxitur reagime negative nga ndjekësit e Rinës.

Gjithsesi, kënga që nga publikimi po dëgjohet dhe shpërndahet shumë në rrjete sociale, e cila edhe ka marrë tashmë gjysmë milionin e parë.