Showbiz

Beyonce thyen rekordin si artistja më e shpërblyer me çmim “Grammy”

Foto: AP/Associated Press

Ylli i hitit “Formation”, Beyonce, të dielën mbrëma e theu rekordin e ceremonisë shpërblyese më të rëndësishme në industrinë e muzikës, duke u bërë artistja më e shpërblyer me çmim “Grammy”.

Këngëtarja e fitoi shpërblimin e saj të 28-të “Grammy”, me t’u shpallur fituese e kategorisë “Performanca më e mirë R&B”, për hitin e saj “Black Parade”. Kështu ajo e tejkaloi rekordin e Alison Kraussit, e cila deri më tani e mbante titullin e artistes më të shpërblyer të kësaj ceremonie.

Me ta pranuar çmimin në skenë, Beyonce e pushtuar nga emocionet tha: “Jam shumë e nderuar dhe e ngazëllyer. Si artiste, besoj se është puna ime dhe puna e të gjithë neve që t’i kujtojmë kohët nëpër të cilat kemi kaluar. Dhe kohët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë. Prandaj me këtë projekt doja t’i lartësoja dhe inkurajoja të gjithë mbretërit dhe mbretëresha e komunitetit afrikano-amerikan, që vazhdojnë të më inspirojnë mua dhe mbarë botën. Ky është një emocion i fuqishëm. Kam gjithë jetën që punoj për këtë sukses. Nuk mund ta besoj që kjo ndodhi. Është një natë vërtetë magjike”.

Beyonce më pas e falënderoi bashkëshortin e saj Jay-Z dhe fëmijët, Blue Ivy, e cila ishte pjesë e videoklipit “Broën Skin Girl” i cili në fillim të mbrëmjes u shpall “Videoklipi më i mirë i vitit”, dhe binjakët tre vjeçar, Rumi dhe Sir.

“E di që dy vajzat e mia dhe djali po më shikojnë në këto momente. Blue sonte e fitoi një shpërblim ‘Grammy’. Jam shumë krenare me ty. Gjithashtu jam krenare që jam nëna juaj”.

Pas fitimit të katër shpërblimeve “Grammy”, nga nëntë kategoritë e nominuara, Beyonce tani është barazuar me ylin e muzikës, Quincy Jones, si artistët më të shpërblyer në historinë e kësaj ceremonie.

Ajo gjithashtu e gëzon suksesin e artistes më të nominuar për çmim “Grammy”, me 79 sosh të fituara gjatë karrierës së saj muzikore.