Showbiz

Annella, artistja kosovare me ambicie të mëdha për muzikën

Vajza e Dukagjinit. Kështu e prezanton veten në Danimarkë, aty ku jeton dhe zhvillon karrierën muzikore Anella.

Edhe Anellës, pandemia ia ka përmbysur planet në karrierë.

Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar dhe së fundi ka lansuar këngën e saj të titulluar “Selfish”, që mbi të gjitha përçon një emocion të veçantë.

Pavarësisht se vetë këndon në gjuhën angleze, ka shumë artistë shqiptarë që Anella i pëlqen dhe dëgjon me shumë qejf.

Këngëtarja me prejardhje nga Peja falënderon shumë të gjithë ata që dëgjojnë muzikën e saj, e sidomos ndjekësit e saj shqiptarë.