Showbiz

“The Rock” ende mendon që të garojë për president të SHBA-së

Descriptive Text

Dwayne “The Rock” Johnson ka bërë të ditur se nuk e ka përjashtuar ende mundësinë që të garojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aktori i famshëm 48 vjeçar për herë të parë ka paralajmëruar mundësinë që t’i futet garës për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017.

Atëkohë, Dwayne kishte thënë se do të garonte kundër ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020 mirëpo nuk e kishte bërë këtë.

Ai ka thënë për US Weekly se “e ka lënë të hapur mundësinë që të garojë për president të SHBA-së në të ardhmen nëse kjo është ajo që dëshirojnë njerëzit për të”.

Dëayne është i njohur për filmat e shumtë aksion në Hollivud.