Showbiz

Dua Lipa uron Kosovën me mesazh emocionues

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe famë botërore, Dua Lipa, megjithëse jeton mijëra kilometra larg, asnjëherë nuk harron ta urojë vendlindjen dhe popullin e saj në festat e veçanta.

Kështu ndodhi edhe në mëngjesin e sotëm, kur Dua e postoi një mesazh të veçantë në Instagramin e saj, me rastin e pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!!! XKXKXKXK 13 VJET!! Nuk do ta harrojë kurrë momentin kur e shikoja këtë ngjarje në TV, derisa isha duke jetuar në Prishtinë. Shumë emocione nga energjia e qytetit tim. Kujtim i paharruar… Jam krenare ta shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë në të ardhmen”, ka shkruar Dua në urimin e saj.