Showbiz

Eneda Tarifa lanson baladën “Për ty”

Descriptive Text

Këngëtarja shumë e suksesshme shqiptare, Eneda Tarifa, vjen me një baladë të ndjeshme të titulluar “Për ty”.

Kënga vjen e shoqëruar edhe me një videoklip artistik, duke iu përshtatur tekstit të këngës që flet për një dashuri të humbur. Ai e sjell këngëtaren duke aktruar krahas Florian Agalliut.

Tekstin e këngës “Për ty” e ka shkruar Drita Çomo, muzikën e ka bërë Edmond Rrapi, ndërsa producent i saj është Shpëtim Saraçi.

Kjo është kënga e parë e Tarifës për vitin 21021, por nuk është e vetmja të cilën këngëtarja e ka realizuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë.