Showbiz

Jennifer Lopez me pamje te re në kopertinën e “Allure”

Magazina amerikane e bukurisë “Allure” ka përzgjedhur këngëtaren Jennifer Lopez për të mbuluar kopertinën e radhës.

Me një “look” të ri, këngëtarja 51 vjeçare ka mahnitur me format e saj si zakonisht, porse vëmendje ka marrë edhe stili i ri i flokëve.

Me flokë të shkurtra ngjyrë kafe, Lopez edhe kësaj radhe ka arritur “:të pushtojë” mediat rozë, ku edhe kësaj radhe për këngëtaren është kujdesur stilisti i saj prej kohësh, Chris Appleteon.

Me një fotosesion glamuroz dhe sensual, Lopez edhe një herë ka dëshmuar se mosha nuk e penalizon atë aspak për të vazhduar duke sunduar skenën muzikore dhe atë të aktrimit.