Showbiz

Rita Ora shkëlqen me veshje tradicionale shqiptare në videoprojektin e ri

Projekti i ri muzikor i Rita Orës lansohet edhe pak ditë, por këngëtarja nga Prishtina nuk po ndalet së promovuari këtë projekt të radhës.

Para pak minutash ajo e publikoi një video disa sekondash në Instagramin e saj, ku shihet e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Meqenëse videoja është aq e shkurtër sa nuk mund të identifikohen cilit regjion i takon veshja, kjo nuk i ndalon adhuruesit shqiptarë të Ritës ta shprehin krenarinë e tyre, për faktin se ajo vazhdon ta përfshijë kulturën dhe traditat e familjes së saj, në rrugëtimin drejt suksesit anembanë botës.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)