Showbiz

Olivia Wilde dhe Harry Styles po e forcojnë lidhjen çdo ditë e më shumë

Romanca mes Olivia Wilde dhe Harry Styles po vazhdon të forcohet.

Çifti duket serioz dhe po kalojnë shumë kohë së bashku derisa po vazhdojnë të xhirojnë për filmin e tyre “Don’t Worry Darling” në Los Angjelos, ka thënë një burim për “People”.

“Ajo është shumë e lumtur me Harryn”, ka thënë burimi.

Lidhja mes aktores 36 vjeçare dhe këngëtarit 27 vjeçar ishte bërë publike në fillim të janarit të këtij viti pasi ata ishin parë dorë për dore në një dasmë të një miku të tyre në Kaliforni.