Showbiz

Dua Lipa ndihet krenare me suksesin e filmit “Zgjoi”

Descriptive Text

Dua Lipa është bërë pjesë e shumë të famshmëve që kanë reaguar për suksesin e filmit kosovar “Zgjoi” i cili fitoi tri çmime në festivalin “Sundance” të SHBA-së.

Pas Rita Orës, edhe Dua ka shpërndarë në Instagram një foto të filmit duke thënë se ndihet krenare për suksesin e tij.

“Zgjoi” i shkruar dhe me regji të Blerta Bashollit ka fituar tri çmime në Sundance. “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”. Ndihem shumë krenare. Po të keni mundësi ta shikoni, bëjeni këtë!”, ka shkruar Dua në storyn e saj në Instagram.

Filmi "Zgjoi" është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes.

“Zgjoi” është filmi i parë i gjatë i Bashollit dhe pas festivalit ‘Sundance’ ka një rrugëtim nëpër festivale të tjera. Për publikun kosovar do të shfaqet në fund të këtij viti.

Image