Showbiz

Justin Timberlake ndanë detaje rreth albumit të ri

Foto: AP/Associated Press

Këngëtari i njohur amerikan, Justin Timberlake, ka dhënë detaje rreth albumit të tij të ardhshëm, që është i pari pas incizimit të lansuar në vitin 2018.

Albumi i fundit i pop ylli Timberlake titullohej “Man Of The Woods”, dhe përfshinte bashkëpunime të suksesshme me yje të ndryshëm të muzikës, si Alicia Keys dhe Chris Stapleton.

Këngëtari dhe producenti muzikor i shndërruar në aktor, u shfaq në episodin e fundit të emisionit, “The Tonight Show starring Jimmy Fallon”, për ta promovuar filmin e tij të ri “Palmer”, ku e portretizon një yll të futbollit amerikan i cili dënohet me 12 vjet burgim.

Dhe gjatë intervistës, prezantuesi televiziv Jimmy Fallon e pyeti nëse ka lajme të përditësuara rreth karrierës muzikore. “Amund të themi se ekziston mundësia që një album i ri i Justin Timberlake është në realizim e sipër?”. Timberlake u përgjigj: “Po, mund të themi ashtu. Ka gjasa. Pra le të themi po. Ka një kohë që jam angazhuar në studio incizuese duke realizuar këngë të reja”, ka deklaruar Timberlake.

Ylli i muzikës gjithashtu foli për pjesëmarrjen e tij në inaugurimin e Joe Bidenit president, ku e interpretoi një këngë të re të titulluar “Better Days”.

Në lajme të tjera, të dielën më 31 janar, Timberlake e festoi ditëlindjen e tij të 40-të. Bashkëshortja e këngëtarit, aktorja Jessica Biel, u kujdes ta urojë me një mesazh të ëmbël për këtë ditëlindje të veçantë.

Ajo i postoi disa fotografi në Instagramin e saj ku çifti dukej mjaft i lumtur, të shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk ka njeri me të cilin argëtohem më shumë, qeshi më shumë, ndjej më thellësisht dhe kam histori më shumë se me ty. I dashur, sot të nderoj ty dhe ta uroj vitin më të përmbushur dhe kreativ që e ke përjetuar ndonjëherë. Gëzuar ditëlindja e 40 dashuria ime”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessica Biel (@jessicabiel)

 

Ylli i filmit “The A Team” e filloi lidhjen romantike me këngëtarin e hitit “Sexy Back” në vitin 2007. Në të kaluarën ajo ishte në lidhje me kolegun e saj nga seria “7th Heaven”, Adam LaVorgna dhe aktorin Chris Evans. Kurse Timberlake njihet për lidhjen e dashurisë me këngëtaret, Britney Spears dhe Emma Bunton, si dhe aktoren e njohur hollywoodiane Cameron Diaz.

Pas një lidhje disavjeçare, Biel dhe Timberlake, u ndanë në vitin 2011 për t’u bashkuar vetëm disa muaj më vonë. Ndërsa çifti e kurorëzoi lidhjen me martesë më 2012.

Dyshja u bënë prindër për herë të parë në vitin 2015, me ardhjen në jetë të djalit Silas Randall. Ndërsa pesë vjet më vonë, në korrik të vitit 2020, ata u bënë edhe me një djalë të cilin e pagëzuan, Phineas.

Jessica Biel ka pauzuar nga aktrimi për ca kohë, për tu kujdesur për fëmijët e çiftit, ndërsa bashkëshorti i saj ka qenë mjaft i angazhuar me projekte të ndryshme përgjatë gjithë pandemisë.