Showbiz

Ava Max thotë se i urren ish-të dashurit e saj

Këngëtarja amerikane me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max ka thënë se i urren ish-të dashurit e saj.

Max, në një intervistë të gjatë për revistën prestigjioze amerikane “Forbes” ka thënë se për këtë arsye ajo shkruan tekste që kanë të bëjnë me meshkujt.

Hitet e saj “Sweet but Psyco” dhe “King and Queens” janë kthyer në himne për gratë në mbarë botën.

Duke folur rreth këngëve të saj ajo ka deklaruar se nuk e ka problem pse njerëzit thonë se ajo po këndon vetëm rreth problemeve me meshkuj.

“Është argëtuese kur hyn në internet dhe lexon: A do të na këndoj ajo rreth përplasjeve me meshkuj gjatë gjithë kohës?, dhe unë them “Po”. I urrej të gjithë ish të dashurit e mi”, është shprehur Max.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë vitit 2019 dhe në dy muajt e parë të vitit 2020 ka mbajtur turne në 27 shtete të ndryshme të botës.

Po ashtu Ava ka bërë të ditur se planifikon të realizoj nga një këngë çdo muaj të vitit.