Showbiz

Salieu, më i miri në “Sound of 2021”

Reperi nga Coventry, i cili ka publikuar mixtapen e tij në nëntor thotë se “është i inatosur” që e ka fituar një çmim që dikur e kishin fituar Adele, Sam Smith dhe Haim.

Reperi nga Coventry, Pa Salieu, ka kryesor sondazhin më të fundit të BBC-së “Sound of 2021” që vë në pah artistët që do të kenë sukses çdo vit.

Artisti 23-vjeçar me prejardhje nga Gambia ka publikuar mixtapen e tij debutues në nëntor, i përshkruar si “i freskët dhe inovator” nga kritiku i muzikës pop në “Guardian”. Salieu është rrugës për t’u bërë pjesë e listave muzikore britanike, por këngët si “Frontline” dhe “My Family” janë shndërruar shpejt në klasikë kulti në skenën e repit në vend.

Salieu ka thënë: “Isha, thjesht, shumë i lumtur vetëm pse isha pjesë e një liste ku ka artistë të mrekullueshëm, disa prej të cilëve i njoh edhe personalisht. Ata janë tmerrësisht të talentuar, kështu që të jem unë fituesi i diçkaje të tillë, në fillimet e karrierës sime, thjesht është çmenduri”.

Më pas në listën “Sound of 2021” është kantautorja 21-vjeçare, Holly Humberstone, nga Lincolnshire, që ka fituar çmimin për muzikën e saj bashkëkohore emocionale pop (përfshirë në sugjerimet e “Guardianit” për vitin 2021), dhe ka qenë nëpër koncerte me këngëtarin skocez, Lewis Capaldi. Gjithashtu, në pesëshe janë dy këngëtarë nga Londra që përdorën R&B dhe neo-soul përderisa i përzien repin dhe këndimin –

Berwyn dhe Greentea Peng – gjithashtu edhe një këngëtar britanik i muzikës pop në Humberstone, Griff.

Sondazhi ishte votuar nga figurat e industrisë muzikore dhe aoristët, përfshirë Billie Eilish, Stormzy, Jorja Smith, Wolf Alice, AJ Tracey, Yungblud, Foals dhe Charli XCX.

Lista e BBC-së ka përfshirë në të kaluarën yje të mëdhenj si, Adele, Sam Smith, Haim, Ellie Goulding dhe Michael Kiwanuka, por shkalla e hiteve ka rënë paksa. Vetëm një fitues i sondazhit gjatë pesë vjetëve të kaluar ka arritur të jetë pjesë e 20 këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar: këngëtari norvegjez i muzikës pop Sigrid, që ka fituar më 2018 dhe më pas këngët e tij “Strangers” dhe “Don’t Feel Like Crying” u shndërruan në hite muzikore.

Fituesja e vitit të kaluar, Celeste, që këndoi për fushatën e Krishtlindjes të 2020-s të John Lewisit, është duke u përgatitur për ta publikuar albumin e saj debutues në shkurt.