Showbiz

Shtyhet ceremonia e çmimeve Grammy shkaku i rritjes së rasteve me koronavirus

Ceremonia e çmimeve Grammy e paraparë për të mbahej më 31 janar, është shtyrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Los Angeles, kanë njoftuar revistat “Rolling Stones” si dhe “Variety”.

Dy revistat duke cituar shumë burime kanë thënë se ceremonia që ndanë çmimet më të larta në industrinë e muzikës mund të organizohet në mars, njofton agjencia Reuters.

Los Angelesi është duke përjetuar një rritje të numrit të rasteve me koronavirus e po ashtu edhe të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Spitalet janë të ngarkuara, ndërsa autoritetet kanë marrë masa kufizuese.

Organizatorët e Grammy disa javë më parë kishin thënë se po shikojnë mundësinë që ceremoninë ta mbajnë pa audiencë dhe tepih të kuq.

Dua Lipa është në mesin e këngëtareve që ka marrë më së shumti nominime për Grammy 2021. I ka marrë gjashtë sosh, sa Taylor Swift e Roddy Ricch. Kryeson Beyonce me nëntë nominime.