Showbiz

Miley Cyrus premton më shumë projekte muzikore gjatë vitit 2021

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, ka konfirmuar se planifikon të lansojë më shumë projekte të reja muzikore gjatë këtij viti.

Cyrus e publikoi albumin e shtatë të incizuar në studio, “Plastic Hearts”, në nëntor të vitit 2020, ku përfshiheshin bashkëpunime me këngëtarë të shquar të skenës, si: Dua Lipa, Joan Jett dhe Billy Idol. Ndërkaq, nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja u premtoi fansave më shumë muzikë të re, duke shkruar: “Po e parashikoj vitin 2021 si një vit të mbushur me seks të sigurt, lulëzime dhe më shumë muzikë”.

Javën e kaluar, Cyrus performoi në koncertin e përvitshëm të fundvitit “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, i cili tradicionalisht mbahet në sheshin “Times Square” të New Yorkut dhe prezantohet nga Ryan Seacrest.

Në këtë ngjarje, e cila sivjet u mbajt pa publik të pranishëm në shesh si pasojë e pandemisë së koronavirusit, këngëtarja e interpretoi hitin e saj “Party In The USA”, si dhe e shënoi debutimin televiziv të këngës “Midnight Sky”, që është pjesë e albumit të fundit “Plastic Hearts”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)