Showbiz

Carey me edicion të veçantë për Kërshëndella

Descriptive Text

Këngëtaren Carey në ceremoninë e festave të fundvitit e përcolli Jennifer Hudson dhe Ariana Grande, që shfaqen si zërat e saj përcjellës. Snoop, i veshur si babadimër, dhe Jermaine Dupri i bashkohen asaj për këngën e re.

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey, ka vazhduar traditën e Kërshëndellave duke publikuar një klip të ri festash të titulluar “Mariah Carey's Magical Christmas Special”.

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit dhe një viti të tmerrshëm në tërësi, Carey ia doli ta nxjerrë këtë ngjarje, të mbushur me zana, shkëlqim, ornamente, drita dhe fëmijët e saj të ëmbël. Së pari shfaqet në banesën e saj në New York, ku çorapet janë të varura mbi oxhak dhe bredhi pothuajse e prek tavanin. E veshur me pizhame të kuqe të thurura, Carey e motivon një “Mimi” të re për ta ngjitur një ornament fluture të artë në bredh, por ajo është shumë e mërzitur për vitin 2020, që ta bëjë këtë gjë. Çfarë bën kur je Mariah Carey dhe fëmijët janë të mërzitur? Natyrisht, këndon.

Carey e këndon këngën "Sleigh Ride", pastaj dikush e thërret në një telefon të tipit “iPhone” të mbështjellë me gurë shkëlqyes, i cili është i fshehur në një kuti të rreme çokollatash. Dhe qëllojani se kush? Zana numër një e babadimrit, Billy Eichner, që i tregon Careyt se duhet të shkojë në Polin Verior për ta udhëhequr një emision për shkak se tërë bota është e pikëlluar për rrëmujën që ka qenë në këtë vit.

Carey hipën në sajë (sigurisht se një veturë me ski ), këndon përgjatë rrugës dhe përcillet me një ndejë me vallëzim me koreografi dhe bartet përreth nga dy ushtarë Krishtlindjesh.

Në çastin kur ata e ndihmojnë të ulet, ajo ka për detyrë të mbajë koncert për ta lumturuar botën. Carey ia jep zanës së babadimrit kalorësin e saj (katër makina ere dhe buqeta me xixa). Tani me magji vishet me një fustan të artë plot shkëlqim dhe këndon edhe më shumë.

Më pas, Carey duhet të jetë në dhomën e saj të hotelit, por ajo ik në një fabrikë lodrash për të performuar “një shou para atij kryesorit për t’i mbushur lodra bërësit me gëzim. Jennifer Hudson dhe Ariana Grande shfaqen si zërat e saj përcjellës. Snoop, i veshur si babadimër, dhe Jermaine Dupri i bashkohen asaj për një këngë të re.

Balerina Misty Copeland performon rolin e zanës, përderisa Carey humb në pyll. Ajo pengohet nga një kor ungjillor dhe një piano dhe këtë e sheh si diçka që sjell fat të mirë dhe e këndon këngën "Oh Holy Night".

Carey zgjohet përsëri në shtëpi me plot shkëlqim duke menduar se tërë kjo ishte ëndërr, por Eichner rishfaqet në sallon për t’i treguar që të kthehet në koncert. Pastaj, ajo ka të veshur një vello gjersa e këndon “Joy To the World”, kurse fëmijët e saj dhe të tjerët vallëzojnë rreth saj.

Ndërkohë, tërë kjo ka qenë thjesht një histori që Tiffany Haddish ka qenë duke na e lexuar përderisa është e ulur në një kabinë të ngrohtë, por Carey përsëri e përmbyll emisionin. Pasi Haddish e thërret përsëri në skenë, Carey shfaqet e veshur me një fustan të kuq kadifeje për ta kënduar këngën e famshme “All I Want for Christmas”. Vërtet madhështore.