Showbiz

“Gossip Girl” në dhjetor largohet nga Netflixi

Descriptive Text

Të gjashtë sezonet e “Gossip Girl” do të hiqen nga platforma e Netflixit më 31 dhjetor. Seritë do të dalin në platformën HBO Max, ndërsa data për këtë nuk është bërë e ditur.

Seritë e famshme ishin transmetuar fillimisht në The CW, e cila drejtohet nga e njëjta kompani si e HBO-së, WarnerMedia. Kur HBO Max doli drejtpërdrejt në maj të vitit 2020, WarnerMedia deklaroi se “Gossip Girl” do të transmetohej në këtë platformë.

Për qasje në këtë platformë, shikuesit duhet të paguajnë 15 dollarë për muaj, ndërsa shtatë ditët e para pa pagesë, shkruan Bazaar.