Showbiz

Katy Perry e ka publikuar videoprojektin e ri “Not The End of the World”

Ylli i muzikës pop, Katy Perry e ka lansuar videoklipin e ri të këngës “Not the End of the World”, protagonist e së cilës është aktorja Zooey Deschanel.

Perry dhe Deschanel njihen si dy personalitete që ngjasojnë fizikisht, dhe në këtë videoklip muzikor as alienët nuk mund t’i dallojnë nga njëra-tjetra.

Ideja për videoklipin e ri buron nga plani i Perryt, për ta angazhuar aktoren si një sozi e saj, derisa këngëtarja është një pushim të lindjes.

{gallery}

Në videoklip, alienët e kidnapojnë Deschanelin, duke menduar se ajo është idhulli i tyre i muzikës, Katy Perry.

Kënga “Not the End of the World”, është pjesë e albumit të fundit të pop yllit Perry, “Smile”.

Prej lansimit të këtij incizimi, Katy Perry ka treguar se po planifikon ta lansojë një dokumentar të veçantë i cili do të fokusohet në disa prej momenteve më intime të jetës. Për këtë projekt, këngëtarja e njohur amerikane thotë se është inspiruar nga ish-armikja e saj, tani e shndërruar në një mikeshë të mirë, Taylor Swift, dhe dokumentari i saj i vitit 2019, “Miss Americana”, i realizuar nga Netflixi.

“Fillimisht mendoja ta lansoja një dokumentar për jetën time, por teksa koha kalon, ngjarjet bëhen edhe më interesante. E them këtë ngase periudha e jetës gjatë realizimit të albumit të kaluar, ‘Witness’, ishte vetëm një kapitull i një libri shumë të madh i cili nuk ka përfunduar ende”, citohet të ketë thënë Perry në një intervistë të fundit.