Showbiz

Çmimet “Grammy” në hije të kauzës kundër racizmit

Tre nga pesë artistët që janë nominuar për një “Grammy” në kategorinë “Albumi Muzikor për Fëmijët më të Mirë”, i kërkuan Akademisë Kombëtare të Arteve dhe Shkencave Regjistrimi i SH.B.A. të anulonte kandidaturat e tyre.

Ky veprimi i tyre erdhi në shenjë proteste kundër mungesës së larmisë në listën e nominuarve. MOOCK Alastair & Friends, Okee Dokee Brothers dhe Dog, deklaruan se i janë mirënjohës Akademisë dhe anëtarëve të tij që votuan për ta, por nuk mund të marrin pjesë aty ku bëhen dallime. Çmimet “Grammy” janë eventi më i rëndësishëm në muzikë.

Lëvizja e afro-amerikanëve për barazi racore ka nisur të marrë hov të madh sivjet me organizimin e formave të ndryshme të protestave në rrugë dhe aktivitete pas vrasjes së të rinjve afro-amerikanë nga policët amerikanë. Lëvizjes i prin “Black Lives Matters”, që ka marrë përkrahjen e yjeve më të mëdha të muzikës dhe artit, pavarësisht ngjyrës së tyre.