Showbiz

Clooney përfundoi në spital pasi humbi 11 kilogramë për rolin në “The Midnight Sky”

Descriptive Text

Aktori i njohur George Clooney, ka zbuluar një sekret të tij lidhur me rolin e tij në filmin “The Midnight Sky”. Ky rol, e çoi atë në spital.

Fituesi i çmimit Oscar, ka treguar se i është dashur të humbë 11 kilogramë, dhe pas kësaj, ka kaluar ditë të tëra në kujdesin mjekësor. Në këtë film, luajti rolin e të mbijetuarit nga një katastrofë globale, raporton DailyMail.

“Mendoj se po përpiqesha të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha aq sa duhet për veten”, u shpreh 59-vjeçari.

Ylli i Hollywoodit, në film e ka rolin e Augustine Lofthouse, astronaut me kancer.

“U deshën disa javë për t’u bërë më mirë dhe si producent nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji”, tha tutje Clooney.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital katër ditë para se të fillonte xhirimet në filmin e Netflixit, Clooney u diagnostikua me sëmundje në pankreas. Megjithatë, brenda disa ditësh ai u lirua nga spitali.

Humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm për aktorin.

“Unë gjithashtu rrita mjekrën, djali im e donte atë sepse ai do që të fshihte gjëra”, zbuloi Clooney.