Showbiz

Grupi “Evanescence” e lanson albumin e ri në mars të vitit të ardhshëm

Descriptive Text

Albumi i shumëpritur i grupit “Evanescence” i cili e mban titullin, “The Bitter Truth”, do të lansohet më 26 mars të vitit 2021.

Ky incizim i ri e shënon rikthimin e bendit me këngë të reja, pas pothuajse një dekade dhe vjen pas albumit të vitit 2011, të titulluar sipas emrit të grupit.

“Evanescence” e ka publikuar një këngë të re, “Yeah Right”, për ta shënuar paralajmërimin e albumit të radhës. Por kjo nuk është kënga e vetme e lansuar e këtij albumi. Brenda pesë muajve të fundit, grupi i ka publikuar edhe tri këngë të tjera të mirëpritura nga fansat, “Wasted On You”, “The Game Is Over” dhe “Use My Voice”.

Amy Lee, bashkëthemeluesja dhe vokalistja e bendit të njohur, në të kaluarën kishte treguar se puna rreth këtij albumi ka qenë më ndryshe.

Këngëtarja 38-vjeçare ka shpjeguar se procesi i realizimit të këtij incizimi ishte më i veçantë, dhe jo vetëm për shkak të pandemisë.

Grupi “Evanescence” më së miri njihet për këngët, “Bring Me To Life” dhe “My Immortal”, të cilat i numërojnë nga 819 dhe 712 milionë klikime në platoformën YouTube.