Showbiz

Vdes superheroi i “Star Wars”

Aktori David Prowse, ish-peshëngritës, ka vdekur më 28 nëntor, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka njoftuar agjenti i tij më 29 nëntor. Prowse ka luajtur në filmat “Star Wars” (1977), “The Empire Strikes Back” (1980), dhe “Return Of The Jedi” (1983).

Aktori, që më herët ka qenë tri herë kampion britanik për ngritje të peshave, ka luajtur rolin e Vaderit në ekran, ndonëse skenari i tij është dubluar nga aktori James Earl Jones. Mark Hamill, që ka luajtur rolin e Luke Skywalkerit në filma, ka thënë se Prowse ka qenë “burrë i mirë dhe më shumë se Darth Vader”.

Në një intervistë për BBC-në, Prowse pati thënë se i vjen keq që gjithmonë ka vendosur maskë në filma. “Të gjithë aktorët duan të njihen dhe unë do të doja të kisha vëmendjen e Luke Skywalkerit apo të Han Solos,” pati thënë ai, duke iu referuar karaktereve ikona në filma.

“Humbje që na e këputi shpirtin”

“Paqja dhe mëshira qoftë mbi të!” – ka deklaruar agjenti i tij, Thomas Bowington.

“Megjithëse i famshëm për rolet e tij me përbindësha – për mua, por edhe për të gjithë që e kanë njohur Daven dhe që kanë punuar me të, ai ishte heroi i jetës tonë”.

Bowington e ka konsideruar vdekjen e aktorit pas një sëmundjeje të shkurtër “humbje që përnjëmend na e këput shpirtin neve dhe miliona adhuruesve anembanë botës”.

Mark Hamill ka thënë se vërtet i ka ardhur keq kur mori vesh lajmin e zi.

“Ai ishte një njeri i këndshëm dhe shumë më shumë se Darth Vader”, ka shkruar ai në profilin e tij. “Ai i donte adhuruesit e tij po aq sa ata e donin atë”.

Ylli tjetër i “Star Wars”, Anthony Daniels, i cili ka qenë pjesë e njëmbëdhjetë prej 12 pjesëve të “Star Wars”, ka shprehur nderimet e tij për kontributin e Prowses në serinë epike.

“Figura ikonike e Davetit dominoi filmin e përfunduar më 1977 dhe ka vazhduar ta dominojë sot e kësaj dite”, ka shkruar ai të dielën në profilin e tij në platformën sociale.

“Do të më mungosh”

Familja e aktorit të ndjerë, Peter Mayhew, i cili kishte luajtur Chewbaccan bashkë me Vaderin, ka postuar një fotografi të dyshes me aktorin Kenny Baker, i cili vdiq më 2016. “Shpresoj se ju jeni atje duke ndarë historitë dhe rrëfimet tuaja me çunat”, ka shkruar në postimin e fondacionit të Peter Mayhwit.

John Barrowman, ylli i “Doctor Who”, ka kujtuar se si Prowse i kishte dhënë zemër për një rol skene në mjuzikllin “Matador”.

Ai ka thënë Dave ishte pjesë e rëndësishme e një ekip që kishte ngrohtësi ekipore. “Ai do të më mungojë mua”, ka shtuar ai, duke iu referuar praninë së famshme në takimet me adhuruesit.

Njëherësh, kryetari Bristolit, Marvin Rees, ka folur me krenari për rrënjët e Prowse nga Bristoli. Ai ka thënë se qyteti ndihet krenar me trashëgiminë e tij. Rres ka thënë se aktori ishte pjesë e rëndësishme e jetës së viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të qytetarëve të Bristolit. Ka kujtuar edhe fëmijërinë e tij me ndikimin që kishte aktori i madh në komunitet.

Trup atleti

Karriera e Prowses si aktor shtrihej në një hark kohor prej më shumë se pesëdhjetë vjetësh, por ishte roli i tij si Sith Lord në “Star Wars” që ia solli atij famën botërore.

Fatkeqësisht, theksi i tij perëndimor nuk ishte i përshtatshëm për pjesën e një roli prej kapriçiozi, andaj edhe fjalitë e tij ishin dubluar.

Megjithatë, Prowse ishte prani e pakontestueshme në tre filmat e parë fal shtatit të madh, por edhe shkathtësive luftarake, për të cilat e kishte përfaqësuar edhe Anglinë në Lojërat e Commonwealthit në fillim të viteve gjashtëdhjetë.

Gjatë kësaj periudhe ai kishte nisur të shoqërohej me rivalët e famshëm të bodibilldingut, Arnold Schwarzenegger dhe Lou Ferrigno (më vonë i njohur më shumë me emrin Hulk) – para se të rrokte famën e ekranit.

Trajner i Supermanit

Edhe para se të niste aktrimin, Prowse kishte nisur të shënonte suksese në rrethet hollivudiane, duke përgatitur Christopher Reeve për kërkesat fizike të rolit të tij si “Superman”, si trajner personal i aktorit.

Prowse debutoi në film më 1967, duke luajtur rolin e një krijese frankenshtajni, që do t’i kërkohej ta luante përsëri edhe në dy filmat ikonikë të serisë “Hammer”, “Horror of Frankenstein” të viti 1970 dhe “Frankenstein” të vitit 1974. Ishte edhe pjesë e “Monster from Hell”.

Ai vazhdimisht kishte luajtur në seri kult si “The Saint, Space” më 1999 dhe “Doctor Who”, ku ai do të luante rolin e një minotauri në episodin e vitit 1972 të “The Time Monster” kundrejt Jon Pertëee.

I vërejtur nga regjisori George Lucas për filmin e vitit 1971, “Clockwork Orange”, ku ai luante gardianin, Prowse ishte ftuar në audicion për rolet e Darth Vaderit dhe Chewbaccas në episodin e katërt të “Star Wars” më 1977, “A New Hope”.

Ai më vonë do t’i thoshte Tanya Beckettit të BBC-së se kishte zgjedhur Vaderin para Chewbaccas, sepse “gjithnjë i mbani mend djemtë e këqij”.

“Roli më i mirë që e kam pasur”

Me suksesin e “Star Wars”, Prowse u kthye në aktor të preferuar në qarqet e adhuruesve dhe mori pjesë në takime të ndryshme anembanë botës për pothuajse dyzet vjet me radhë, por thuhet se pastaj kishte përplasje me regjisorin Lucas dhe se i ishte ndaluar pjesëmarrja në ngjarje zyrtare më 2010.

Pavarësisht glamurit të madh të “Star Wars”, aktori gjithnjë kishte vazhduar të luante Grren Cross Code Man, të cilin së pari e kishte portretizuar më 1975.

“Ishte roli më i mirë që e kam pasur ndonjëherë”, kishte deklaruar ai.

I veshur me të gjelbër dhe të bardhë në veshjen e superheroit, ai do të kthehet në imazhin e sigurisë së trafikut britanik për më shumë se një dekadë. I njohur për frazën e famshëm: “Ndaluni, shikoni dhe dëgjoni”.

I kthyer në Bristol, ai më vonë kaloi vitet e fundit të jetës në Croydon, ku jetoi “si burrë, baba dhe gjysh i dashur”.

Autobiografia e tij “Straight from the Force’s Mouth” u publikua më 2011.

{gallery}