Showbiz

Olivia Wilde and Jason Sudeikis i japin fund fejesës 7 vjeçare

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Pas 7 vitesh të fejuar, Wilde dhe Sudeikis janë ndarë duke thënë se “fëmijët e tyre mbesin prioritet”.

Çifti holliwoodian kanë bashkë 2 fëmijë. Otis Alexander 6 vjeçar dhe vajzën Daisy Josephine 4 vjeçe.

Regjisorja e Booksmart, 36 vjeçare, dhe ylli i Ted Lasso 45 vjeç, kanë thënë se pas 7 vitesh nuk duan më të qëndrojnë bashkë, megjithëse, miqësia mes tyre mbetet.

Revista People ka mësuar ekskluzivisht se ndarja mes tyre ka nisur në fillim të këtij viti.

Dyshja për herë të parë u takua në nëntor të vitit 2011, dhe menjëherë në vitin 2012 Sudeikis i propozoi aktores Wilde.