Showbiz

Genc Prelvukaj lansoi baladën e re “Mungon”

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Genc Prelvukaj, po vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore duke realizuar këngë të njëpasnjëshme.

Para një ore, Prelvukaj e publikoi edhe videoprojektin e ri me titull “Mungon” që sigurisht flet për një dashuri të humbur, transmeton Koha.

Kënga vjen e realizuar nga kantautori Prelvukaj, ndërsa për videoklipin si zakonisht është përkujdesur produksioni i tij “Black Fish”.

“Mungon” është videoprojekti i pestë i Gencit i lansuar gjatë vitit 2020, si dhe është pjesë e albumit të tij “Gentivs II”.