Showbiz

Stevie Wonder bënë thirrje për paqe dhe dashuri

Descriptive Text

Në ditën e zgjedhjeve në SHBA, Stevie Wonder, e postoi një videomesazh për gjithë qytetarët amerikanë, të cilin e titulloi “The Universe Is Watching Us – What Happens Next…”.

Muzikanti ikonik kishte vendosur t’i drejtohet publikut me mesazh pozitiv, pikërisht në kohën kur janë duke u numëruar votat për kandidatët në garë për president, Donald Trump dhe Joe Biden, transmeton Koha.

Videoja e publikuar në YouTube u hap me një performancë të shkurtër të kantautorit Wonder, duke vazhduar tutje me mesazhin prekës ku ai diskutoi rreth asaj që duhet të ndodhë pas numërimit dhe shqyrtimit të votave.

“Ne ende mund të zgjedhim mes dashurisë dhe urrejtjes, dhembshurisë apo përbuzjes, paqes dhe dhunës. Pavarësisht kush fiton në këto zgjedhje, ne ende mund të zgjedhim se si duam të duket dhe të ndjehet ky shtet. Amerika nuk mund të vazhdojë të jetë e ndarë. Ne duhet të shërohemi si popull, por si ta arrijmë një gjë të tillë? Pra, ne duhet ta trajtojmë dhimbjen, lëndimet tona, plagët dhe sëmundjet. E dini, ku shtet kurrë nuk e ka pasur një diskutim të sinqertë dhe kuptimplotë mbi racizmin”, vazhdoi tutje këngëtari. “Prandaj, Amerikë duhet ta përmirësojmë këtë gabim. Dhimbja që po e ndjejmë përbrenda për të kaluarën por edhe ditët e sotme, nuk do të largohet deri sa të ballafaqohemi me të vërtetën tonë. Kemi kohë që jemi shkëputur nga njëri-tjetri dhe duhet ta ndalojmë këtë, sepse të gjithë jemi njerëz të cilët thjesht po përpiqen të jetojnë sa më mirë”.

Të hënën më 2 nëntor, Wonder e mbajti një performancë të shkurtër në fushatën parazgjedhore në Detroit, ku ai e shfaqi përkrahjen për kandidatët demokratë, Joe Biden dhe Kamala Harris.

Ikona e muzikës R&B e filloi performancën me hitin “Higher Ground”, para se të vazhdonte me këngët e reja “Can’t Put It In The Hands of Fate” dhe “Where Is Our Love Song”.