Showbiz

“The Witches” filmi i ri i aktores Anne Hathaway

“The Witches” është filmi i ri i zhanrit fantazi dhe komedia e errët, me regji të Robert Zemeckis dhe skenar të bashkëshkruar nga ai, Kenya Barris dhe Guillermo del Toro.

Filmi bazohet në romanin e vitit 198 me të njëjtin emër, të autorit Roald Dahl si dhe është adaptimi i dytë për ekran të madh, pas filmit të vitit 1990.

Në këtë projekt të ri në rolet kryesore luajnë yjet e Hollywoodit, Anne Hathaway, Octavia Spencer dhe Stanley Tucci, transmeton Koha.

“The Witches” fillimisht ishte planifikuar të lansohet nëpër kinema nga studioja “Warner Bros.” më 6 tetor 2020, por më pas ishte tërhequr nga kalendari i filmave që do të publikoheshin, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kështu, filmi përfundoi duke u blerë nga platforma HBO Max, si dhe filloi së shfaquri për publikun në Amerikë më 22 tetor të këtij viti.

Me një ngjarje që zë vend në Alabaman e viteve ’60, filmi e sjell historinë e një djaloshi jetim i cili ngecë në një konferencë shtrigash, teksa po qëndron me gjyshen e tij në një hotel dhe kështu përfundon duke u transformuar në një mi. Pikërisht këtu nisin edhe ngjarjet dhe aventurat e tij të mbushura me adrenalinë dhe humor.

Deri më tani, projekti kinematografik “The Witches” ka marrë vlerësime të mira nga kritikët e filmit dhe publiku në përgjithësi.