Showbiz

Bebe Rexha e kënaqur me suksesin e këngës “Baby I’m Jealous”

Bebe Rexha ka vetëm tri ditë që e ka lansuar videoprojektin e ri muzikor me titull, “Baby I’m Jealous”, në bashkëpunim me artisten Doja Cat, dhe së fundmi i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i ndarë me fansat disa fotografi nga sheshi i xhirimeve të klipit.

Në këtë projekt muzikor, Bebe kthehet prapa në kohë në dekada të ndryshme dhe në fotografinë e fundit të postuar në Instagram, kantautorja shumë e dashur për publikun vjen e veshur me një fustan të ngjashëm me veshjet e Maria Antoinette, nga periudha e viteve 1800.

Duke pozuar në një dhomë të dekoruar në stilin e shekullit 19-të, ylli i hitit “Say My Name” duket mjaft atraktive e veshur me fustanin ngjyrë rozë të markës “Moschino”, i cili i thekson belin dhe i vë në pah linjat e theksuara të trupit të bukuroshes me prejardhje shqiptare, transmeton Koha.

31-vjeçarja Rexha e ka shoqëruar fotografinë me një mesazh të gjatë me ç’rast i falënderoi bashkëpunëtorët e saj, që e kanë ndihmuar në krijimin e këtij vdieoprojekti. Bebe gjithashtu e lavdëroi disenjatorin, Jeremy Scott, nga shtëpia e njohur e modës “Moschino” për fustanin e mrekullueshëm ngjyrë rozë. Tutje ajo tha se industria e modës di të jetë e ashpër me këngëtaret, sidomos ato që i takojnë formave pak më të plota trupore, por e falënderoi disenjatorin që është treguar i sjellshëm me të nga fillimi i karrierës muzikore.

 

 

Kënga “Baby I’m Jealous” ka vetëm tri ditë që është lansuar në platformat muzikore, ku është pritur jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e këngëtareve, Bebe Rexha dhe Doja Cat. Deri më tani, ky projekt ka arritur t’i marrë rreth 10 milionë klikime në YouTube.