Showbiz

Gal Gadot do ta portretizojë Kleopatrën në filmin e ardhshëm

Foto: AP/Associated Press

Regjisorja Patty Jenkins dhe aktorja Gal Gadot, po bashkëpunojnë sërish në realizimin e një version të ri të filmit “Cleopatra”.

Ylli izraelit, Gal Gadot, e ka konfirmuar lajmin se do ta portretizojë Kleopatrën në filmin e ardhshëm, dhe po ndihet shumë falënderuese për këtë mundësi.

Aktorja 35-vjeçare tashmë e ka portretizuar superheroinën Wonder Women në filmat e regjisores Patty Jenkins, “Wonder Woman” dhe “Wonder Woman 1984”, por tani kjo dyshe e njohur e kinematografisë po bëhet bashkë sërish, për ta rrëfyer historinë e sundimtares së lashtë egjiptiane, transmeton Koha.

Përmes një postimi në Twitter, Gadot tha: “Më pëlqen të filloj rrugëtime të reja, dhe e adhuroj emocionin që ma sjellin projektet e reja. Gjithashtu më pëlqen të sjellë tregime të reja në jetë. Historinë e Kleopatrës kam dashur ta rrëfejë përmes filmit qe një kohë të gjatë. Dhe jam shumë falënderuese që do të jem pjesë e këtij projekti dhe do të punojë me një ekip të kategorisë A”.

 

 

Sipas portalit “Deadline”, filmi i studios filmike “Paramount Pictures” do të bazohet në skenarin e Laeta Kalogridis.

Aktorja Elizabeth Taylor e kishte portretizuar sundimtaren e famshme në filmin e vitit 1963, “Cleopatra”, i cili i fitoi katër shpërblime “Oscar”. Buxheti i lartë me të cilin ishte realizuar ky projekt, gati e shkaktoi falimentimin e studios “20th Century Fox”. Sidoqoftë, “Cleopatra” u bë filmi më fitimprurës i atij viti, duke i arkëtuar 57.7 milionë dollarë vetëm në Amerikë dhe Kanada.

Patty Jenkins së fundmi ka lënë të nënkuptohet se do të ketë edhe vazhdim të tretë të filmit, “Wonder Woman”, por ky me siguri do të jetë i fundit për të. Regjisorja e famshme dëshiron ta jap maksimumin në filmin e ardhshëm, pasi beson se do të jetë hera e fundit që ajo do të ketë mundësi ta sjellë historinë e superheroinës së famshme.

{gallery}