Showbiz

Chris Hemsworth i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij

Aktori i njohur 37-vjeçar, Chris Hemsworth, i cili i ka tre fëmijë, vajzën India dhe binjakët, Sacha dhe Triston, me bashkëshorten e tij Elsa Pataky, ka deklaruar se aktorja dhe modelja spanjolle nuk bëhet xheloze nga adhurueset e shumta të tij, pasi e di që ai është marrëzisht i dashuruar pas saj.

I pyetur nëse Elsa bëhet ndonjëherë xheloze, aktori australian tha: “Jo, aspak. Ajo e di që unë jam marrëzisht i dashuruar në të.”

Çifti i njohur i hollywoodit pritet të festojë dhjetë vjetorin e martesës në dhjetor të këtij viti, pasi lidhjen e tyre një vjeçare, dyshja e kishte kurorëzuar me martesë gjatë festave të fundvitit në vitin 2010, transmeton Koha.

Por, Hemsworth e pranon që dhjetë vjetët e fundit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, pasi për ta pasur një martesë të mirë duhet punë dhe përkushtim i madh.

“Martesa sjellë shumë sfida dhe ti duhet të punosh shumë për të. Martesa e lumtur nuk ndodhë vetvetiu. Duhet punë dhe përkushtim.”

Gjatë kësaj pandemia, ylli i filmave “Thor” ka pasur mundësi të kalojë kohë kualitative me gruan dhe fëmijët e tij, gjë që ishte më se e nevojshme për të. Pavarësisht se ai është pjesë e një prej filmave më të suksesshëm me superheronj, aktori insiston se arritja më e madhe në jetën e tij është familja.

Edhe pse gjatë karrierës së tij ka luajtur në disa filma me buxhet të lartë, Hemwëorth thotë se tash e tutje është i gatshëm të pranojë role edhe në filma më të vegjël.

“Shumë prej projekteve që i kam realizuar në dekadën e fundit, janë qenë filma të mbushur me skena aksion dhe efekte speciale. Por, unë vërtetë do të doja të luaja në ndonjë film me buxhet më të vogël, i cili kërkon më shumë aktrim dhe është i fokusuar në historinë e personazheve”, citohet të ketë thënë aktori për revistën “New!”.