Showbiz

Coldplay vë në ankand një vepër arti në luftimin e COVID-19

Coldplay e ka vënë në ankand një vepër arti të nënshkruar për të dhuruar të ardhurat në luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan NME. 

I dizajnuar nga artisti bashkëkohor, Pilar Zeta, kolazhi ishte krijuar për albumin e shtatë të Coldplay “A Head Full Of Dreams”, i cili ishte lansuar më 2015, transmeton KOHA.

Image

Vepra do të jetë në ankand në Bonhams Knightsbridge të martën e ardhshme, 13 tetor, me ç’rast pritet të arrijë një shumë prej 20-30 mijë funte. Këto të ardhura do të shkojnë donacion për Oxfamin, që po mbledh fonde për të varfrit në botë që janë goditur nga pandemia.

“Vepra artistike është një montazh në të cilën kominohen kujtimet e secilit anëtar të bendit, skanime të veprave artistike tonat në fëmijëri dhe fotografi bardh e zi”, thuhet në një deklaratë të Coldplay.