Showbiz

Julie Andrews nesër e feston ditëlindjen e 85-të

Ylli i filmit “Mary Poppins”, Julie Andrews të enjten më 1 tetor e shënon ditëlindjen e 85-të.

Aktorja britanike njëherësh ylli i filmit shumë të dashur nga publiku të vitit 1964, “Mary Poppins”, i cili e sjell historinë e një dadoje misterioze që i del në ndihmë një familjeje në krizë, u lind në vitin 1935 në Surrey të Anglisë. Karrierën e saj si aktore e filloi qysh në fëmijëri, para se të vazhdonte tutje me angazhime në skenën e Broadwayt.

Andrews e fitoi një shpërblim Oscar në vitin 1965 për portretizimin e dados së rreptë por shumë të dashur, Mary Poppins, krahas aktorëve Dick Van Dyke dhe David Tomlinson. Ajo po ashtu shquhet për portretizimin e motrës së nderit, Maria, në filmin e 1965 “The Sound of Music”. Aty, aktorja luajti krahas yllit të filmit Christopher Plummer.

Julie Andrews e gëzon një karrierë të suksesshme me role në filma të shumtë, në disa si protagoniste dhe në të tjerët me role të vogla dytësore, transmeton Koha. Disa prej projekteve më të njohura për publikun mbesin, “Victor/Victoria”, “The Princess Diaries” dhe “Aquaman”.

Në shtator të vitit 2019 aktorja u nderua me çmim për arritje jetësore në festivalin e filmit në Venecie, me ç’rast deklaroi se ndihet e bekuar që e ka gëzuar një karrierë të gjatë dhe të larmishme në kinematografi.

{gallery}