Showbiz

Shtyhet data e lansimit të filmit “The King's Man” për vitin 2021

Filmi me spiun i regjisorit Matthew Vaughn, që është vazhdimi i ri në serinë e filmave “Kingsman”, ishte planifikuar të lansohej për publikun e gjerë në shtator të këtij viti, por tani është shtyrë data e lansimit të tij për 26 shkurt të vitit 2021.

Ky është ndryshimi i fundit në datën e publikimit të këtij projekti kinematografik, ku luajnë aktorët Ralph Fiennes dhe Gemma Arterton, dhe i cili premierën botërore ishte dashur ta ketë në nëntor të 2019-ës, transmeton Koha.

Filmi shërben si tregim i origjinës së projekteve “Kingsman: The Secret Service” dhe “Kingsman: The Golden Circle”, dhe regjisori Matthew Vaughn ka zbuluar se lë hapësirë për një film të tretë “Kingsman”, ku rolet protagonist i luajnë aktorët britanik, Taron Egerton dhe Colin Firth.

Ngjarja e filmit zë vend në fillim të viteve ’90 dhe është një tregim i trilluan që fokusohet rreth jetës së përditshme në regjimentin e Dukës së Lancasterit brenda Ushtrisë Britanik. Ky regjiment i këmbësorisë për më shumë se 100 vjet i ka përfshirë agjentët e njohur si “Kingsman” në një gradë unike. Filmi i tregon fillimet e hershme të agjencisë së famshme të spiunimit.

Regjisori Matthew Vaughn në të kaluarën kishte zbuluar se shpreson që projektin me titull “The King's Man” ta shndërroj në një rival të filmave me agjentin James Bond, dhe mezi pret ta dërgojë këtë tregim përpara në film ose televizion.