Showbiz

Netflix anulon serinë “Altered Carbon”

Netflix ka anuluar serinë "Altered Carbon" pas dy sezoneve.

Seria fanta-shkencore ka filluar në vitin 2018, ndërsa sezoni i dytë u transmetua në shkurt. Ky vendim i Netflixit për të mos e vazhduar transmetimin e një sezone të tretë nuk lidhet me pandeminë me COVID-19, raporton People, të enjten.

"Altered Carbon", i bazuar në novelën e vitit 2002 të autorit anglez Richard K. Morgan, bën fjalë për një ish-ushtar, Takashi Kovacs (Joel Kinnaman), i cili bëhet hetues në një vrasje, ndërsa Chris Conner kthehet si inteligjenca artificiale e avancuar në formën e personazhit të quajtur Poe në sezonin e dytë.

Sezoni i dytë i dramës fanta-shkencore na sjell Takeshi Kovacs si të mbijetuarin e vetëm të një grupi ushtarësh elitarë ndëryjor, i cili e vazhdon misionin e tij për ta kërkuar dashurinë e humbur Quellcrist Falconet (Renee Elise Goldsberry), transmeton KOHA. Pas dekadave të tëra të bredhjes nëpër planetë dhe kërkimit nëpër galaktikë, Kovacs e gjen veten përsëri në planetin e tij, duke shpresuar që aty do ta gjejë Quellin. I përndjekur nga e kaluara dhe përgjegjës për hetimin e një serie vrasjesh brutale, Kovacs befasohet kur zbulon se misioni i tij për ta zgjidhur krimin dhe kërkimi për Quellin janë, në fakt, e njëjta gjë. Me ndihmën e mikut të tij besnik Poe (Conner), Kovacs duhet të bashkohet me aleatët e rinj për t’i mposhtur armiqtë dhe për ta zbuluar të vërtetën: kush është Quellcrist Falconer?

Lajmi për anulimin e Altered Carbon vjen disa ditë pasi Netflix anuloi edhe "The Society" dhe "I am Not Okay With This".