Showbiz

7 vjet prej “Wrecking Ball” të Miley Cyrus

Descriptive Text

Miley Cyrus ka kujtuar këngën “Wrecking Ball” në 7-vjetorin e publikimit të saj.

Janë bërë 7 vjet prej kur këngëtarja Miley Cyrus ka publikuar këngën e saj të njohur “Wrecking Ball”.

27-vjeçarja thotë se ndihet sikur kënga është lansuar shumë e shumë vite më parë.

“Më duket sikur është publikuar shumë kohë më parë, në të njëjtën kohë, sikur është lansuar dje”, shkroi ajo.

Cyrus ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj që gjithmonë i qëndrojnë pranë.

Ajo kishte treguar se kur e ka shkruar tekstin për këtë këngë, ishte ndjerë shumë zemërthyer.