Showbiz

Kanye West paditet për shkelje të kontratës

Descriptive Text

Reperi i famshëm Kanye West dhe marka e tij e veshjeve “Yeezy Apparel”, janë paditur nga kompania e teknologjisë “MyChannel” për shkelje të pretenduar të kontratës.

Sipas raportimeve të “TMZ”, avokatët Ben Meislas dhe Michaell Popok pretendojnë se, West e ka angazhuar kompaninë në fjalë që të punojë për gjashtë muaj, në përpjekje për ta ndihmuar reperin që t’i shtojë ardhurat e tij nga marka e veshjeve “Yeezy Apparel”.

Besohet se ylli i njohur i muzikës i ka premtuar kësaj kompanie investime në vlerë prej 10 milionë dollarësh, si dhe premtime të tjera që raportohet se nuk u realizuan asnjëherë. Padia e ngritur kundër Westit pretendon se ai kurrë nuk kishte pasur për qëllim t’i përmbush këto premtime, si dhe e akuzon atë për vjedhje të teknologjisë nga kompania “MyChannel” të cilën më pas e kishte shfrytëzuar për realizimin e serisë së koncerteve, “Sunday Service”, transmeton Koha.

“MyChannel” po ashtu deklaron se i ka investuar 10 mijë orë punë dhe 7 milionë dollarë në projektin “Yeezy”.

Sipas uebfaqes “TMZ”, kompania e teknologjisë e cila drejtohet nga pronarë afrikano-amerikan, po kërkon dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.